Bozhoviq: Ja faktet që tregojnë se isha agjent i AKI-së
Bojan Bozhoviq, thotë se ka prova të mjaftueshme për të vërtetuar se ka qenë agjent i AKI-së për 3 vjet. Bozhoviq ka deklaruar se do ti drejtohet prokurorisë për të shqyrtuar raportimet që i janë dhënë Komisionit për Siguri në Kuvendin e Kosovës.
“Unë kam këto pyetje për AKI-në: Nëse unë kam qenë një agjent i AKI-së, pse unë jam në liri? Pse kanë heshtur për pesë muaj dhe tani ata thonë se ai nuk ishte i AKI-së? Unë dua që prokuroria të shqyrtoj bashkë me Komisionin për Siguri të Kuvendit të Kosovës për të parë se kush u ka dhënë informacione nga veriu? Kush u paguar për informacion mbi vrasjen e veprimtarive kriminale dhe barrikadat në veri? Dua që të shqyrtohet edhe raporti të cilin unë e paraqita për vrasjen e policit Enver Zymberi? Kush i ka informuar për sulmet terroriste në veri? Kush dha infomacion në lidhje me qëllimet e serbëve për të ndarë veriun e Kosovës? Kush u dha fotografi dhe video të cilat treguan se cilët individë janë duke punuar kundër Sigurisë së Kosovës?, ka thënë Bozhoviq për Indeksonline.
Ai thotë se do të kërkoj që AKI-ja të tregoj të gjitha mesazhet që ka marrë nga ai, dhe se do ti drejtohet edhe gjykatës nëse do të jetë e nevojshme.
“Nëse AKI-ja thotë ndryshe, atëhëerë ky është një problem i tyre. Mirëpo më lejoni që të thërras prokurorinë, AKI-në, ose Policinë, që të më përgjigjen në këto pyetje, dhe të kontaktojnë edhe dëshmitarët të cilët do të vertetojnë që unë kam qenë agjent i AKI-së për tre vjet”, ka thënë ndër të tjerash Bozhoviq.
