DYLON

Botohet libri “Simfonia e udhëtimeve nëpër kontinent”, i autorit Adnan Mehmeti

Avatar photo Redaksia

Doli nga shtypi libri më i ri i poetit dhe publicistit nga Lugina e Preshevës Adnan Mehmeti, i cili jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Libri në fjalë titullohet “Simfonia e udhëtimeve nëpër kontinent” , botuar nga Shtëpia Botuese “Faik Konica” dhe u shtyp në shtypshkronjën “Lena Grafik” në Prishtinë, shkuan Titulli.com.

“Libri permbanë udhëtimet e autorit nëpër shumë vende e shtete te kontinenti te ri.Ky libër mund të llogaritet edhe si ditar udhëtimesh, përsiatjesh dhe mbresash të tij gjatë këtyre udhëtimeve të përshkruara me një profesionalizëm të mirë nga autori”, vlerbson Bilall Maliqi, kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks” në Preshevë.

EkoHigjiena

Ai thotë se libri shoqërohet me parathënien e thukët dhe tejet interesante te studiueses, Dr. Yllka Filipi.
Sipas Maliqit “Simfonia e udhëtimeve nëpër kontinent” vlen të lexohet, sepse gjatë leximit ëndërrisht lidhesh me atë rrugëtim, me ato bukuri të shumta që i ka parë dhe i ka shijuar autori i librit./Titulli.com/
Libri Prishtinë.

Adnan Mehmeti nga fshati Letovicë i komunës së Bujanocit më 5 Gusht të këtij viti në sallën e madhe të shtëpisë së kulturës në Bujanoc ka promovuar monografinë për Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.