Botohet abetarja digjitale për nxënësit shqiptarë në Luginë të Preshevës

Botohet abetarja digjitale për nxënësit shqiptarë në Luginë të Preshevës

Shtëpia botuese “Albas” nga Shqipëria botoi abetaren digjitale për nxënësit e shkollave fillore në Luginë të Preshevës, e cila do të përdoret nga ky vit e aprovuar edhe nga ministria e arsimit, shkencës dhe zhvillimi të teknoligjisë së Serbisë, shkruan Titulli.com.

Qëndrim Hetemi drejtor i degës së shtëpisë botuese “Albas” në Preshevë për Titulli.com deklaroi se abetarja ka aprovimin nga ministria e arsimit të republikës së Serbisë, Këshilli Kombëtar Shqiptarë si dhe shkollat fillore si në komunën e Bujanocit edhe asaj të Preshevës.

e sponzorizuar

“Abetarja është në bazë të korrikulës së Serbisë e përgatitur enkas për nxënësit e Luginës së Preshevës, ku së pari kemi marrë lejen nga Këshilli Kombëtarë Shqiptarë pastaj kemi vazhduar me kërkesën në ministrinë e arsimit të Serbisë gjë që tani e kemi me leje që të fillojmë nga ky vit të përdorim abetaren e re”, u shpreh Hetemi.

Sipas tij tirazhi i abetares është 1000 copa dhe është gati për përdorim pasi që kjo është paraparë enkas për nxënësit të cilët ndjekin arsimin fillorë në Luginë.

“Shkollat fillore të cilat janë më të mëdha në Luginë vetëm se kanë fillua që të përdorin abetaren përderisa pritet që edhe shkollat tjera të fillojnë të përdorin këtë abetare. Abetarja është edhe në formë digjitale dhe në format fizik”, theksoi Hetemi për Titulli.com.

Në bazë të dhënave jo zyrtare në shkollat fillore në komunën e Preshevës këtë vit fillojnë klasën e parë afro 320 nxënës kurse në komunën e Bujanocit klasën e parë fillojnë rreth 300 nxënës.

BURIMI: Titulli.com

KOMENTE