DYLON

Botime të reja: Demush Mehmeti -“Brymë e pranverës së vonë”

Botime të reja: Demush Mehmeti -“Brymë e pranverës së vonë”
Avatar photo Redaksia

Pak ditë para Ditës Botërore të Poezisë, poeti remnikas, Demush Mehmeti, lexuesit i paraqitet me librin e tij të parë me poezi, “Brymë e pranverës së vonë”, përmes Shtëpisë Botuese “Beqir Musliu”.

Përmes një botimi solid dhe tejet cilësor edhe në aspektin e përgatitjes teknike, të ndërtuar përmes formës ciklike ( pesë cikle poezish, autori sjell frymën e kohës, duke e kundruar përditshmërinë, me të gjitha nuancat e saja, përmes një gjuhe të kursyer dhe të veshur me figuracion artistik, duke dëshmuar mjaftueshëm pjekurinë e tij krijuese, të cilën e ushtron qe një kohë të gjatë.

Përndryshe, Demush Mehmeti u lind më 10 shkurt 1961, në fshatin Remnik ku kreu një pjesë të shkollimit fillor si dhe në Gjylekar, kurse atë të mesëm, në Viti. Studimet I mbaron në Universitetin e Prishtinës – Fakulteti Juridik, në një afat rekord dhe fill më pas punësohet si referent juridik në fabrikën “Vinex” të Vitisë.

EkoHigjiena

Në vitin 1990 e dëbojnë nga puna shkaku i veprimtarisë dhe angazhimit për Republikën e Kosovës, ku ishte pjesë e të gjitha angazhimeve në nivel lokal e komunal.

Pas luftës, kreu dhe provimin e Jurispodencës dhe Kodin e Etikës për prokuror e gjykatës. Nga viti 2004 e këndej zgjidhet drejtor i Qendrës për Punë Sociale, të cilën pozitë e mban edhe tash. Mes viteve 2007 – 2009 ishte dhe anëtar i Kuvendit Komunal të Vitisë nga radhët e AAK-së.

Me shkrime merret që nga bankat e shkollës fillore por, këto vitet e fundit me një përkushtim më të madh. Rezultat i këtij përkushtimi krijues është edhe ky libër.

Nexhat Rexha, poet e kritik letrar, që njëherësh është edhe recensent I këtij libri, mes tjerash thotë:

Vëllimi poetik “Brymë e pranverës së vonë”, i Demush Mehmetit me tërësinë e shtjellimit afron kualitetin, bartë e transmeton aktualitetin e pashterur në parafytyrimin përmes fjalës së zgjedhur e të gdhendur në kompozicion te harmonishëm. Poezia ka një nivel të afërt artistik, e cila për lexuesin krijon disponim të kënaqshëm,duke shfaqur notën e pohimit për të bukurën në përditshmëri, me qëllim të flakjes së dukurive të padëshirueshme.

Vëllimi poetik në vete ka konkretizime të arritshme në funksion e fuqizim të mesazhit dhe në trajtim arrin në universalen e dëshirueshme. Libri lexohet lehtë, sepse autori ka funksionalizuar rrjedhën e vargjeve me figuracion e gjuhë të rrejshme, e cila përforcon lirizmin e saj me formësimin e shprehjes aktualizuese, duke ruajtur tiparet se saja në modifikim të arsyeshëm dhe funksional në ide e motive.

Ndërsa, recensenti tjetër, Arsim Halili, gjithashtu krijues i dalluar dhe që gjithashtu merret me vrojtime letrare, vë në spikamë se poeti Demush Mehmeti, në këtë përmbledhje tenton të kap në syrin e tij krijues edhe atë që e sheh edhe atë që e ndjen, edhe realitetin objektiv edhe atë imagjinues .

Por, ajo që është më kryesore, duhet thënë se vlerat artistike nuk i mungojnë këtij libri. Megjithatë, autori nuk duhet të kënaqet vetëm me kaq. Duhet të ndërtojë më fuqishëm vargun, qoftë në formacionin stilistik, qoftë në kompozicionin poli-semantik, sepse kjo do t’i jap më shumë vlerë estetike çdo krijimi.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.