DYLON

Bota duhet të bashkohet kundër terrorizmit

Avatar photo Redaksia

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni vizitoi ambasadën e Francës në Kosovë dhe takoi ambasadoren, znj.Marie Davies, për t’i shprehur ngushëllime me rastin e sulmeve terroriste në Paris, ku humbën jetën qindra qytetarë të pafajshëm të Francës.

Me këtë rast ministri Hyseni i dërgoi telegram ngushëllimi, ministrit të Brendshëm francez, z.Brenard Cazeneuve. Në telegram midis të tjerash thuhet: “Ministria e Punëve të Brendshme dhe Republika e Kosovës janë me popullin francez dhe familjet e viktimave në këtë kohë pikëllimi të thellë”.

EkoHigjiena

Po ashtu ministri Hyseni, në telegram theksoi përkushtimin e Republikës së Kosovës, për të bashkëpunuar ngushtë në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm .

Në takim me ambasadoren Davies ministri Hyseni, tha se është e domosdoshme që bota të bashkohet në luftimin e terrorizmit .

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.