DYLON

Boshnjaku tregon arsyen pse u vesh “kuqebardh”

Boshnjaku tregon arsyen pse u vesh “kuqebardh”
Avatar photo Redaksia

Njëri ndër përforcimet e fundit të SC Gjilanit, mesfushori Lorik Boshnjaku u shpreh i lumtur për zgjedhjen e bërë, derisa ka theksuar se ishte projekti i klubit që e bindi për të pranuar të vishet “kuqebardh”.

“Arsyeja pse unë jam këtu është projekti, i cili ka bindur shumë futbollist, në mesin e tyre edhe mua tani e tutje. Shtabi teknik kanë qenë një arsye që kanë insistuar që unë të bëj zgjedhjen e duhur”, ka thënë Boshnjaku, transmeton 2LONLINE.com..

EkoHigjiena

Ai premtoi se bashkë me të tjerët do të punojnë shumë për të arritur objektivat që ka klubi. “Pres mbështetjen e madhe të tifozëve, pasi që këtë vit dua që të luftojmë së bashku”, ka thënë mesfushori i skuadrës “kuqebardh”.

Përndryshe, Boshnjaku u transferua te SC Gjilani nga skuadra e Suharekës, derisa më parë djersiti edhe fanellën e klubeve tjera kosovare si 2 Korriku dhe Prishtina, derisa 29-vjeçari karrierë ka bërë edhe te skuadra e Vllaznisë nga Shkodra.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.