DYLON

Boshi – Poezia që e fitoi vendin e dytë

Boshi – Poezia që e fitoi vendin e dytë
Avatar photo Redaksia

Manifestimi kombëtar i kulturës, FLAKA E JANARIT/2026
Nga konkursi anonim letrar – Poezia që e fitoi vendin e dytë

Murteza OSDAUTAJ

EkoHigjiena

BOSHI

Bosh lartë
Bosh poshtë
Nuk ka ku të bjerë shi
As ku të shihet një ëndërr
Një kërmill përjarg kohën
Timen e tënden
Pastaj jemi a s’jemi
Nuk e thonë as librat e shenjtë
Bosh ka mbetur gjuha
Kaherë s’ka mbirë mendimi
Mendimi i mendimeve
I një kombi
Bosh lartë
Bosh poshtë
As zot as engjëj në qiell
As njerëz as djaj në tokë
As një kryq për tu gozhduar
As një hënë e re për tu varur
Mbi Shpatë të Skënderbeut
Një krimb i ndytë ha
Gjethe s’mi lë emrit
Pastaj mbyllëm në boshin tim
Për të qarë pse se zura veten
Kur humbi ungjillin e tij
Bosh është lartë
Bosh poshtë
Varg kërmijtë ma përjargin emrin.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.