(2LONLINE) – Paramendoni kur një i huaj që shkelë për herë të parë në Kosovë se çfarë mendimi mund t’i shkojë nëpër mendje kur sheh tufa qensh apo qen të vetmuar duke u endur rrugëve të qyteteve tona, brenda hapësirave spitalore, oborreve të shkollave, në periferi e ku jo tjetër.
Dhe kuptohet, duke mos e pasur idenë se çfarë lloj legjislacioni vlen këtu, thjeshtë mund të krijoj idenë se këtu tek ne adhurohen qentë mu sikur lopët në Indi, ose se diçka nuk qenka në rregull me menaxhim të qytetit nga strukturat përgjegjëse.
Hiq te tjera pasoja, a nuk do të mjaftonte një fytyrë e shashtërisur nga po këta qen, të një fëmijë që kthehet ose shkon në shkollë e të merren masa?!
Rrugët e qyteteve të Kosovës janë të mbushura me qen të pa strehë dhe të pazot dhe me rreziqe që vijnë nga ta. E edhe Gjilani po ashtu nuk bene përjashtim. Shikoni Fotot:
/Xhelil Arifi/