DYLON

Borxhi i rrymës, takim i Arifit dhe Mustafës me drejtorin e Elektrodistribucionit

Avatar photo Redaksia

Kryetarët e komunave Bujanoc dhe Preshevë, Nagip Arifi dhe Ragmi Mustafa gjatë ditës së martë do të takohen me drejtorin e Elektroditribucionit “Jug-Lindje” Darko Bulatoviq për të gjetur një zgjidhje rreth borxheve të grumbulluara për energjinë elektrike të papaguar në këto komuna.

Sipas kësaj ndërmarrje shoqërore, takimi me kryetarët e dy komunave do të ketë si qëllim gjetjen e një kompromisi rreth shlyerjes së borxheve të mëdha si të ndërmarrjeve njashtu edhe të qytetarëve, mirëpo edhe rreth vjedhjes së rrymës në këto komuna, transmeton Titulli.

EkoHigjiena

Përndryshe, Elektrodistribucioni të premten ka dalë më të dhënat rreth borxheve ku në fokus vendosen komunat Bujanoc dhe Preshevë, për dallim nga komunat tjera në Serbi.

Me këtë rast sipas Elektro Distribucionit të Serbisë (EDS) deri më sot Bujanoci me Preshevën kanë rreth dy miliardë dinarë borxhe, rreth 992 milionë dinarë Bujanoci, kurse Presheva rreth 926 milionë dinarë.

Vlen theksuar se kjo do të jetë hera e parë që drejtori i “Juglindjes” do të takohet me udhëheqësitë e komunave.

http://www.titulli.com/index.php?m=post&s=2155

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.