DYLON

Bordi i KRU “Hidromorava” shqyrton dhe miraton dokumente kyçe për funksionim dhe zhvillim institucional

Bordi i KRU “Hidromorava” shqyrton dhe miraton dokumente kyçe për funksionim dhe zhvillim institucional
Avatar photo Redaksia

Bordi i Drejtorëve i KRU “Hidromorava” Sh.A. ka mbajtur mbledhjen e tretë të rregullt për vitin 2026, në të cilën janë shqyrtuar dhe miratuar një sërë dokumentesh të rëndësishme për funksionimin efikas dhe zhvillimin institucional të ndërmarrjes.

Në këtë mbledhje u miratua raporti i punës për muajin shkurt 2026, i cili pasqyron ecurinë e aktiviteteve operative, realizimin e objektivave dhe menaxhimin e sfidave gjatë kësaj periudhe.

EkoHigjiena

Po ashtu, Bordi ka miratuar rregulloren për mbrojtjen, përpunimin dhe ruajtjen e të dhënave personale, me qëllim garantimin e privatësisë dhe sigurisë së të dhënave, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Një tjetër vendim i rëndësishëm ishte edhe miratimi i ndryshimeve në rregulloren për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës, që synon përmirësimin e strukturës organizative dhe rritjen e efikasitetit të ndërmarrjes.

Gjatë mbledhjes, Bordi i Drejtorëve dhe menaxhmenti rikonfirmuan përkushtimin për forcimin e qeverisjes korporative dhe avancimin e praktikave të menaxhimit, duke synuar përputhshmëri të plotë me standardet ligjore dhe profesionale.

“KRU “Hidromorava” Sh.A. mbetet e angazhuar për rritjen e performancës institucionale dhe zhvillimin e qëndrueshëm, duke ofruar shërbime cilësore, të sigurta dhe të besueshme për konsumatorët në zonën e saj të shërbimit”, thuhet në njoftimin e kësaj kompanie.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.