DYLON

Bordi i drejtorëve komunal shqyrton Kornizën Afatmesme Buxhetore për vitin 2020-2021

Bordi i drejtorëve komunal shqyrton Kornizën Afatmesme Buxhetore për vitin 2020-2021
Avatar photo Redaksia

Në mbledhjen e Bordit të Drejtorëve komunal të kryesuar nga kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, që u mbajt sot, mes pikave të rendit të ditës që ishin paraparë për këtë mbledhje të rregullt, patën edhe propozim vendimin për shqyrtimin dhe miratimin e Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB), për vitet 2020-2021.

Drejtorët e drejtorive patën rastin të japin sugjerimet e tyre për harmonizimin dhe plotësimin e kësaj kornize buxhetore, e cila paraqet dokumentin kryesor mbi bazën e të cilit edhe do të hartohet Buxheti Vjetor.

Ky dokument përmbledh prioritetet kyçe të qeverisë komunale. Në këtë mbledhje u shqyrtua edhe propozim rregullorja për realizimin e të drejtave të fëmijëve, përmes sistemit të Qeverisë Komunale miqësore për fëmijët.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.