DYLON

Bordi i Drejtorëve i KRU “Hidromorava” Sh.A. mbajti Mbledhjen e Tetë (VIII) të rregullt

Bordi i Drejtorëve i KRU “Hidromorava” Sh.A. mbajti Mbledhjen e Tetë (VIII) të rregullt
Avatar photo Redaksia

Bordi i Drejtorëve i KRU “Hidromorava” Sh.A. mbajti Mbledhjen e Tetë (VIII) të rregullt për vitin 2026, e cila kësaj radhe u zhvillua në Njësinë Operative në Kamenicë.

Në kuadër të kësaj mbledhjeje, Bordi i Drejtorëve shqyrtoi dhe miratoi Raportin e Punës për muajin gusht 2026, i cili paraqet realizimin e aktiviteteve dhe angazhimeve të Ndërmarrjes gjatë kësaj periudhe, si dhe ecurinë e punës në përmbushjen e objektivave të përcaktuara.

EkoHigjiena

Pjesë e rëndësishme e kësaj mbledhjeje ishte edhe njoftimi i Bordit të Drejtorëve nga Menaxheri i Njësisë Operative në Kamenicë lidhur me veprimtarinë dhe funksionimin e kësaj njësie.

Gjatë këtij raportimi, Bordi u informua më konkretisht për:

aktivitetet dhe punën e përditshme të Njësisë Operative në Kamenicë;

investimet e realizuara dhe ato që janë të nevojshme për përmirësimin e infrastrukturës dhe kushteve të punës;

mbarëvajtjen e shërbimeve dhe angazhimet e stafit në funksion të ofrimit të shërbimeve për konsumatorët;

sfidat dhe çështjet që e përcjellin punën e Njësisë Operative, si dhe nevojat për adresimin e tyre në mënyrë të koordinuar dhe institucionale.

Zhvillimi i mbledhjes në Njësinë Operative në Kamenicë krijoi mundësinë që Bordi i Drejtorëve të njihet më nga afër me punën dhe kushtet në të cilat zhvillohet veprimtaria e kësaj njësie, si dhe me nevojat dhe sfidat konkrete që kërkojnë vëmendje dhe mbështetje institucionale.

Bordi i Drejtorëve mbetet i përkushtuar në forcimin e qeverisjes korporative, mbikëqyrjen e punës së Ndërmarrjes, adresimin e sfidave operative dhe përmirësimin e vazhdueshëm të proceseve të punës, me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe cilësisë së shërbimeve.

KRU “Hidromorava” Sh.A. vazhdon të punojë në funksion të përmirësimit të infrastrukturës, rritjes së efikasitetit operacional dhe sigurimit të shërbimeve të qëndrueshme, cilësore dhe të besueshme për konsumatorët.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.