DYLON

Bordi i Drejtorëve i KRU “Hidromorava”, mban takimin e radhës, shqyrtohen një sërë çështjet me rëndësi

Bordi i Drejtorëve i KRU “Hidromorava”, mban takimin e radhës, shqyrtohen një sërë çështjet me rëndësi
Avatar photo Redaksia

Bordi i Drejtorëve i KRU “Hidromorava” Sh.A. mbajti Mbledhjen e pestë (V) të rregullt për vitin 2026, në të cilën u trajtuan dhe u shqyrtuan çështje me rëndësi për funksionimin, performancën dhe zhvillimin institucional të Ndërmarrjes.

Në këtë mbledhje u shqyrtua dhe u miratua:

EkoHigjiena

Raporti i Punës për tremujorin e parë (TM-1) të vitit 2026, i cili u vlerësua nga Bordi i Drejtorëve si një periudhë me performancë më të mirë financiare dhe operative krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Raporti evidentoi progres në realizimin e objektivave operacionale, përmirësimin e indikatorëve financiarë dhe avancimin e aktiviteteve të planifikuara.

Gjithashtu, u miratua:

Raporti i Punës për muajin prill 2026, Dokumenti për Vetëvlerësimin e Bordit të Drejtorëve për vitin 2025,

Vendimi për autorizimin e Sekretares së Ndërmarrjes për udhëheqjen e procesit të aplikimit për licencë shërbimi pranë ARRU-së, si dhe

Draft Rregullorja për Procedurat e Rekrutimit në KRU “Hidromorava” Sh.A.

Gjatë mbledhjes, Komisioni i Auditimit raportoi para Bordit lidhur me:

Draft Raportin e Auditimit të Jashtëm dhe Pasqyrat Financiare për vitin që përfundon më 31.12.2025, si dhe

Deklaratën për Politikën e Kompensimit për Drejtorët e Bordit dhe Zyrtarët e Lartë.

Po ashtu, Komisioni raportoi edhe lidhur me procesin e emërimit të Zyrtarit për Auditimin e Brendshëm.

Bordi i Drejtorëve vazhdoi diskutimet mbi avancimin e qeverisjes korporative, forcimin e kontrollit të brendshëm, menaxhimin e rreziqeve dhe zhvillimin e kapaciteteve institucionale, me qëllim rritjen e efikasitetit dhe cilësisë së shërbimeve.

“KRU “Hidromorava” Sh.A. mbetet e përkushtuar në përmirësimin e vazhdueshëm të performancës operative dhe financiare, duke siguruar shërbime të qëndrueshme, cilësore dhe të besueshme për të gjithë konsumatorët”, thuhet nçë njoftimin e kësaj Kompanie.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.