DYLON

Bordi i Drejtorëve i KRU “Hidromorava” mbajti takimin e radhes

Bordi i Drejtorëve i KRU “Hidromorava” mbajti takimin e radhes
Avatar photo Redaksia

Më 30.07.2024, Bordi i Drejtorëve i KRU “Hidromorava” mbajti takimin e shtatë (VII-të) të rregullt për këtë vit dhe së bashku me Menaxhmentin e Kompanisë u diskutua performanca e Kompanisë dhe furnizimi i rregullt i konsumatorëve me ujë.

Në takim ishte prezent edhe z. Adem Ahmetaj – Analist për Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike – NJPMNP – Ministria e Ekonomisë, i cili shprehu gatishmërinë për bashkëpunimin e NJPMNP lidhur me projektet aktuale dhe ato në vijim.

EkoHigjiena

Ndër të tjera, pas analizave dhe diskutimeve Bordi i drejtorëve unanimisht aprovoi:

o Raportin e muajit qershor 2024;

o Rregulloren për Përdorimin e Automjeteve Zyrtare në KRU “Hidromorava” Sh.A.;

○ Rishikimi i Planit të Biznesit për periudhën 2024-2026;

Në mbledhje gjithashtu është diskutuar për masat/aktivitetet të cilat po ndërmerren nga Kompania për uljen e UPF – së si dhe u vendos që të vazhdohet me përmirësimin e efikasitetit dhe cilësisë së shërbimeve të Kompanisë edhe gjatë muajve të verës si dhe realizimin e suksesshëm të projekteve investive të planifikuara për vitin 2024. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.