DYLON

Bordi i Drejtorëve i KRU “Hidromorava” mbajti takimin e radhës

Bordi i Drejtorëve i KRU “Hidromorava” mbajti takimin e radhës
Avatar photo Redaksia

Bordi i Drejtorëve i KRU “Hidromorava” mbajti takimin e tetë (VIII-të) të rregullt për këtë vit dhe së bashku me Menaxhmentin e Kompanisë u diskutua performanca e Kompanisë dhe furnizimi i rregullt i konsumatorëve me ujë .

Pas analizave dhe diskutimeve, Bordi i Drejtorëve unanimisht aprovoi:

EkoHigjiena

● Raportin e punës për tremujorin e dytë (TM2) të vitit 2024 ;

● Raportin e muajit korrik 2024;

Gjatë kësaj mbledhjeje, Menaxhmenti ka raportuar Bordin e Drejtorëve lidhur me Raportin e aktivitetit rreth identifikimit të lidhjeve të paautorizuara për gjashtëmujorin e parë të vitit 2024, i cili ka rezultuar tejet i suksesshëm në zvogëlimin e humbjeve të ujit, rritjes së faturimit dhe inkasimit.

Gjithashtu, Menaxhmenti ka raportuar lidhur me tri projektet kapitale:

1. Impianti i trajtimit të ujërave të zeza (ITUZ);

2. Projekti FLOWS dhe

3. Projekti i Ujësjellësit në fshatin Cërnicë.

Gjatë muajve të verës, fokusi kryesor i Kompanisë mbetet furnizimi i mjaftueshëm me ujë i të gjithë konsumatorëve në zonën e shërbimit si dhe si përfundim, bashkërisht u vendos që të vazhdohet me përmirësimin e efikasitetit dhe cilësisë së shërbimeve të Kompanisë si dhe realizimin e suksesshëm të projekteve investive të planifikuara për vitin 2024.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.