DYLON

BookFest vjen në Gjilan për ta bërë bashkë librin, lexuesin dhe përvojën e bukur të leximit!

BookFest vjen në Gjilan për ta bërë bashkë librin, lexuesin dhe përvojën e bukur të leximit!
Avatar photo Redaksia

Edicioni i katërt i festivalit të librit BookFest, organizuar nga Libraria Dukagjini, do të zbarkojë të premten në Gjilan, për ta sjellë përvojën e saj unike për lexuesit e qytetit dhe më gjerë.

BookFest vazhdon rrugëtimin e tij edhe në Gjilan, që nga 24 korriku deri më 2 gusht, pra për dhjetë ditë me radhë, ku, sipas organizatorëve,  vizitorët do të kenë mundësinë të përfitojnë nga një përzgjedhje e gjerë librash me zbritje speciale deri në 50%, duke pasuruar bibliotekën e tyre personale me tituj nga zhanre të ndryshme, në çmime të favorshme.

EkoHigjiena

Përveç ofertave, BookFest sjell edhe aktivitete interaktive që e bëjnë përvojën edhe më të veçantë. Vizitorët mund të provojnë fatin në Jump and Grab a Book, ku kërcimi mund të shpërblehet me dhurata unike, si dhe në Lucky Bookmark, ku pas çdo blerjeje mund të gjenden ndarës faqesh me shpërblime surprizë. Programi përfshin gjithashtu aktivitete kreative dhe argëtuese për fëmijë, duke e kthyer BookFest-in në një destinacion ideal për të gjithë familjen.

“Ju ftojmë të na vizitoni nga 24 korriku deri më 2 gusht në Albi Mall në Gjilan dhe të bëheni pjesë e një feste ku libri, lexuesi dhe përvoja e bukur e leximit bashkohen në një vend. Mirë se vini në BookFest 2026!”, thuhet në njoftimin e organizatorit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.