Donacionet janë duke vazhduar në Komunën e Kamenicës nga donatorë të ndryshëm. Sot për nevojat e stafit mjekësor, BONEVET ka dhuruar 168 maska.
I pari i Komunës, Qëndron Kastrati ka falënderuar BONEVET për donacionin, sepse me anë të këtij donacioni stafi mjekësor do ta ketë më të lehtë mbrojtjen ndaj pandemisë.
“Pikërisht në Ditën Botërore të Infermierëve, kemi pranuar si donacion nga BONEVET maska mbrojtëse për nevoja të stafit shëndetësor. Këto 168 maska, do të jenë lehtësim për mbrojtjen e atyre që janë në front me luftën ndaj pandemisë. Faleminderit BONEVET”, ka thënë Kastrati.
Edhe Drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Suna Zaimi-Krasniqi ka falënderuar BONEVET dhe të gjithë donatorët të tjerë që në vazhdimësi janë duke e ndihmuar Kamenicën dhe stafin mjekësor me mjete mbrojtëse.
“Falemnderojmë BONEVET dhe të gjithë donatorët që kanë ndihmuar komunën tonë dhe stafin mjekësor me donacione të ndryshme, sepse mbrojtja e stafit mjekësor do t’i mbrojë edhe qytetarët”, tha Zaimi-Krasniqi.