Në mesin e boksierëve kosovar që kanë udhëtuar sot për në Bullgari, ku n Sofje do të mbahet turneu ndërkombëtar “Lokomotiv”, do të merr pjesë edhe boksieri gjilanas Erdonis Maliqi.
Këtë, për Portalin 2LONLINE, e ka konfirmuar trajneri i tij Nazim Halili, duke thënë se Klubi i Boksit ‘Drita” nga Gjilani edhe njëherë po dëshmon se brenda vetes ka talentë për të përfaqësuar Gjilani dhe Kosovën edhe në arenat ndërkombëtare, siç është me këtë rast edhe Erdonisi.
Turneu në fjalë do të nis sot në Sofje të Bullgarisë dhe se do të zgjasë deri më 27 gusht, është një turne u i fortë ndërkombëtarë, i licencuar edhe nga AIBA. E, boksieri gjilanas do të merr pjesë në kategorinë deri në 57 kg, ndërsa trajneri i tij Nazim Halili, beson fuqishëm që gjilanasi me talentin që ka, do të na gëzojë me medalje, pse jo edhe të artë.
“Kemi punuar shumë me Erdonisin, këtë talent 16 vjeçar që e ka Gjilani, e ka Kosova, më i mirë jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon, për kategorinë e tij”, thotë Halili.
A e ka vlerësuar shumë Erdonisin, duke thënë se është një boksierë që dallohet me shpejtësinë që ka, me teknikën e përsosur, ka goditje të fuqishme, sidomos me të djathtën… dhe padyshim që pritet të stoliset me medalje, për ta nderuar Gjilani ne Kosovën.
Përndryshe, trajneri Halili bënë me dije, se ky boksier, pas këtij turneu, do të bëhet gati, për të na përfaqësuar denjësisht edhe në Kampionatin Evropian që do të mbahet po në Bullgari, në Albena nga 18 deri më 26 shtator, nga ku, poashtu pritet të kthehet me medalje.