DYLON

Boksierët kosovarë rrihen në Sarajevë

Avatar photo Redaksia

Përfaqësuesja e Kosovës në boks këtë fundjavë do të paraqitet në turneun “Mustafa Hajrulahoviq – Talian” që mbahet në Sarajevë të Bosnjë-Hercegovinës. Sipas një njoftimi të Federatës së Boksit të Kosovës, në këtë turne paraqiten boksierë nga tetë shtete të ndryshme. Kosovën në Sarajevë do ta përfaqësojnë Liridon Zeqiri në kategorinë deri 60 kilogramë, Arian Gashi në kategorinë deri 69 kilogramë e Pirro Quni në atë deri 91 kg.
Boksierët kosovarë janë treguar të suksesshëm në edicionet e kaluara të turneut boshnjak. Vitin e kaluar Liridon Zeqiri e Arian Gashi fituan medalje të arta. Zeqiri ishte shpallur boksieri më teknik. Sipas FBOXK-së, boksierët janë përgatitur së bashku në Mitrovicë dhe janë në formë të mirë para këtij turneu dhe kampionatit botëror që mbahet muajin tjetër. Në botërorin për sendorë, Kosovën do ta përfaqësojnë po ashtu tre boksierë./koha.net.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.