DYLON

Bogdan dhe Natalia Semenovych nga Ukraina fitues të garës atletike “Gjilani Half Marathon”

Bogdan dhe Natalia Semenovych nga Ukraina fitues të garës atletike “Gjilani Half Marathon”
Avatar photo Redaksia

Me pjesëmarrjen e më tepër se 20 shteteve të ndryshme, në Gjilan është mbajtur “Gjilani Half Marathon”, që ishte  edicioni i 3-të i këtij organizimi sportiv, i organizuar nga Federata Atletike e Kosovës dhe Komuna e Gjilanit, që ndryshe njihet edhe si gjysmëmaratona e Gjilanit nën moton vrapojmë shtigjeve të Agim Ramadanit, shkruan kryelajmi.com.

Në këtë garë fitues të çmimeve kryesore ishin  Bogdan Semenovych në kategorinë e meshkujve dhe Natalia Semenovych në atë të femrave, që të dy nga Ukraina.

EkoHigjiena

Bogdan Semenovych, shtegun prej 21 kilometrave e kaloi për 1 orë, 13 minuta e  34 sekonda, duke lënë pas vetit Muxhahid Mislimin e KA Uskana nga Maqedonia e Veriut, derisa i treti ishte Agon Krasniqi nga Klubi Ferizaj Runners.

Te femrat shtegun prej 21 kilometrave e para e përshkoi Natalia Semenovych me kohën 1 orë,  26 minuta e  20 sekonda, e  dyta ishte Biljana Kiradjeva, derisa e treta ishte atletja Naile Seferaj.

Në garën 10 kilometra për meshkuj renditja ishte kjo:

Albion Ymeri

Bledar Mesi

Erzen Zyberaj

Në garën 10 kilometra për femra renditja ishte kjo:

Gresa  Bakraqi

Valentina Kelmendi

Elisabeth Scheiescher

Kategoria  meshkujt 5 kilometra:

Genc Isufi

Përparim Gashi

Florian Berisha

Kategoria  femrat 5 kilometra:

Qëndresa Ramadani

Enelda Zeqiri

Oketa Gega

Medaljet, mirënjohjet e  kupat për më të mirët në garat kryesore i ndanë:  Halil Sylejmani,  kryetar i  Federatës së Atletikës së Kosovës, Kushtrim Zeqiri, drejtor për Kulturë, Rini e  Sporte në Gjilan, Shukrije Ramadani, bashkëshortja e Agim Ramadanit, Afrim Selimi, organizator i kësaj ngjarje atletike etj. /2LONLINE/