DYLON

Blogu i Lutës !

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri – Luta ka krijuar blogun e tij personal. Ndonëse duket se është ende në përpunim, megjithatë janë dhënë disa informacione mbi aktivitetet e fundit si kryetar komune, biografia e tij e shkurtër, si dhe galeri me foto nga aktivitetet e tija ditore. Po ashtu ai pretendon ta bëjë interaktive, pasi siç bënë të ditur, do të përgjigjet në interesimin e qytetarëve për çështje që ata mund t’i ngrisin dhe t’i shkruajnë përmes këtij blogu të tij.

E për këtë faqe ka njoftuar edhe vet Haziri përmes llogarisë së tij në FB:

EkoHigjiena

“Miq, kjo është webfaqja ime zyrtare përmes të cilës mund të informoheni për të gjitha aktivitetet ditore. Përmes kësaj faqeje, mund të pyesni, të jepni rekomandime, kritika e vërejtje. Do t’i përgjigjem më kënaqësi secilit! LH” /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.