DYLON

Bllokun paszgjedhor e ndan FARK-u!

Avatar photo Redaksia

Është një ligj që mund t’ua prish herdokurë harmoninë partnerëve të koalicionit paszgjedhor LDK-AAK-Nisma. E ai është Ligji për veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në të nuk është i specifikuar kontributi i ushtarëve që kanë qenë të rreshtuar në formacionin Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës, e as institucioni që e ka themeluar asokohe atë forcë, Ministria e Mbrojtjes e Qeverisë në ekzil, shkruan Tribuna.

EkoHigjiena

LDK, si partia më e madhe tash në bllokun paszgjedhor është zotuar se në momentin e marrjes së pushtetit do ta iniciojë plotësim-ndryshimin e këtij ligji. Por, tash ajo është në partneritet me dy parti, deputetët e të cilave kanë qëndrim krejt tjetër sa i përket kontributit të FARK-ut dhe Ministrisë së Mbrojtjes.

Megjithatë, në këtë fazë drejtuesit e kësaj partie nuk duan të besojnë se ky ligj, do t’i prish me partnerët. Nënkryetari i LDK-së Haki Rugova, dëshiron të besojë se AAK e Nisma do të votojnë “pro”, në momentin kur të iniciohet në Kuvend procedurën për ndryshimin e ligjit për veteranë të luftës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.