DYLON

Blloku po e humb durimin

Avatar photo Redaksia

Blloku paszgjedhor LDK-VV ka nisur ta humbë durimin. Liderët e katër subjekteve që e përbëjnë këtë bllok, janë mbledhur të hënën në zyrën e grupit parlamentar të LDK-së për t’i shqyrtuar mundësitë e veprimit në rrethanat e krijuara pas seancës së 18 shtatorit, kur PDK-ja dështoi t’i marrë votat e mjaftueshme për ta vënë kandidatin e saj, Arsim Bajrami në krye të Kuvendit.

Por, mënyra se si është ndërprerë seanca nga kryesuesja, Flora Brovina, e cila ka rastisur të jetë e PDK-së, është duke i shqetësuar liderët e Bllokut. Pas takimit të së hënës, i nominuari i Bllokut për kryeministër, Ramush Haradinaj, i ka bërë thirrje Brovinës që ta thërrasë seancën sa më shpejt.

EkoHigjiena

Por, për dallim nga seanca e 18 shtatorit, kur deputetët e këtij koalicioni vetëm kishin votuar kundër zgjedhjes së kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës për postin e kryetarit të Kuvendit, tani ky koalicion po pretendon se si shumicë parlamentare e ka të drejtën Kushtetuese që të propozojë kandidatin për kryetar. /Tribuna/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.