DYLON

Blloku LAN do të marrë iniciativë të re për të biseduar me Vetëvendosjen

Avatar photo Redaksia

Pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese bisedimet për formimin e qeverisë ndërmjet bllokut LDK-AAK-NISMA do të rinisin së shpejti. Blloku thotë se është i përqendruar në formimin e një qeverie të fuqishme ndërkohë që Vetëvendosje ua përsërit atyre parimet.

Donika Kadaj-Bujupi, thotë se LAN do të marrë iniciativë të re të bisedimit me Vetëvendosjen.

EkoHigjiena

“Do të angazhohemi që të finalizojmë të gjitha marrëveshjet me partnerët tanë duke përfshi edhe Vetëvendosjen. Do të diskutojmë, konsultohemi dhe të shohim se a do të jetë e mundur që të arrijmë një marrëveshje për të bashkë-qeverisur”, tha Kadaj-Bujupi për KTV.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.