Blloku kërkon seancë javën e ardhshme
Lideri i LDK-së, Isa Mustafa, ai i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, kanë mbajtur fjalime në foltoren e Kuvendit.
“Këtij shteti i nevojitet parlamentarizëm dhe demokraci”, ka thënë Mustafa.
Sipas tij, shtyrja e vazhdimit të seancës në mënyrë të njëanshme, është e papranueshme për sistemin demokratik dhe parlamentar si dhe abuzim i rëndë me vendimet e vendimet të Gjykatës Kushtetuese, ngase nuk e lejon askënd të veprojë në atë mënyrë.
Kështu thotë Isa Mustafa, kreu i LDK-së, në foltoren e Kuvendit të Kosovës.
Thotë se PDK-ja po i frikësohen Kuvendit.
Mustafa tha se së bashku me AAK-në, Nisma-n dhe Vetëvendosjen do të kërkojnë që më së largu nga mesi i javësh së ardhshme të mbahet vazhdimi i seancës konstituive.
Sipas tij, këto katër subjekte janë në sallën e Kuvendit për të treguar vendosmëri për jetë më të mirë të qytetarëve, ekonomi më të mirë, luftë korrupsioni dhe krimit dhe të tjera.
“Nuk kemi kërkesë tjetër, por që shumicës parlamentare tu mundësohet të vendosin në Parlamentin e Kosovës. Do bëjmë kërkesë që vazhdimi i seancës konstituive të mbahet më së largu në mesin e javës së ardhshme”, thotë ai.
Mustafa thotë se përgjegjësinë për moskrijimin e institucioneve e bartin ata që po e shtyjnë seancën.
Ndërkaq Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në sallën e seancave të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se janë mbledhur sot që të shprehin papajtueshmërinë me shtyrjen e vazhdueshme të seancës konstituive të Kuvendit.
Ai tha se partia në pushtet, e cila është parti shtet dhe e cila e ka lënë shtetin e Kosovës pa Republikë, duhet të shkoj.
“Ne jemi bërë bashkë që Kosova të ketë të ardhme dhe të tashme. Partia në pushtet, qeveria në ikje është ajo që e sheh vendin tonë si një garë automobilistike se cili del i pari duhet të formojë institucionet, mirëpo shumica parlamentare duhet të jetë ajo që formon institucionet”, ka thënë ai.
“Sot është dashur që në këtë sallë të mbledhemi si deputetë në mënyrë që të veprojmë në bazë të mandatit që kemi marrë. Në fakt sot ne jemi mbledh për të vërtetuar një situatë të re; PDK me njerëzit e saj e kanë kriminalizuar vendin dhe tash po i bëjnë një dëmë të madh vendit duke mos lejuar konstituimin e Parlamentit. Ndryshimi fillon këtu, e jo me seancat e PDK’së duke iu ofruar para deputetëve”, ka thënë, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Lideri i NISMA, Fatmir Limaj ka kritikuar PDK’në për shtyrje të seancës duke thënë se një gjë të tillë kanë të drejtë ta bëjnë vetëm deputetët.
“Shumëkush ka pritur se ne do të bëjmë një tip revolucioni kanë pritur se do të bëjmë dicka që do të kishte pasoja. Kosova ka nevojë shuimë të krijojë institucionet ne po angazhohemi që zgjidhjen ta gjejmë brenda kushtetiutës dhe ne do ta gjejmë dhe zgjidhja jonë të do të jetë edhe me kushtetunë dhe me vullnetin e shumicës” ka thënë Limaj.
http://www.rtklive.com/?id=2&r=6020
