DYLON

Blloku dhe kapitalizmi neo-liberal

Avatar photo Redaksia

Zejnullah Jakupi

Deri sa mbretëron “ngërçi” politik, shumë çështje kanë mbetur hapur. Çfarë do të bëhet nëse fiton blloku, a do të ketë ndikim pozitiv në zhvillimin ekonomik? Cili sistem do të forcohet më shumë, ai i kapitalizmit social evropian(Rheinischer Kapitalismus) apo ai komercial neo-liberal amerikan? Si do të procedohet tutje me procesin e privatizimit, a do të shitet PTK dhe KEK dhe Trepça ose do mbeten ndërmarrje publike, pasuri kombëtare? Një gjë dihet prerazi: VV si parti social demokrate do të përpiqet ti ruaj ato, LDK dhe AAK preferojnë një “tërhiqe e mos këput”, ndërsa PDK si parti e djathtë do të bëjë çmos për ti privatizuar ato.

EkoHigjiena

Kapitalizmit komercial amerikan apo ai evropian- Disa karakteristika dalluese

Modeli social i quajtur si “Rheinischer Kapitalismus” është një projekt i socialdemokracisë dhe njihet në teorinë politike i ndikuar veçmas nga shkencëtari francez Michel Albert (1991) me veprën e tij të njohur ”Kapitalizmi kundër kapitalizmit”. Kapitalizmi social përbën të kundërtën e modelit neo-liberal. Ky i fundit i bindet tregut të lirë, është komercial (i jetësuar nga Ronal Regan dhe Margaret Thatcher). Veçoritë e modelit social ose gjysmë kapitalist konsistojnë në ndërhyrjen e shtetit në ruajtjen e balancit dhe kontrollin e tregut të lirë, ruajtjen e modelit të organizimit shtetëror, p.sh; Ndërmarrjet publike me rëndësi vitale dhe kombëtare nuk privatizohen.

Sipas M. Albertit tipi i kapitalizmit social vlerësohet si model më i drejtë, më efecient, mbase ky reagon edhe në rast se ekonomia e një ndërmarrje publike dështon. Në këtë rast është shteti me buxhetin e tij, gjegjësisht me ndihmën e injeksioneve do mund ta shpëtoj një biznes a ndërmarrje kolektive nga falimentimi ekonomik. Ndërsa modeli amerikan njihet si model atraktiv, i cili nga ana e tij ofron mundësi më të mëdha fitimi dhe është më dinamik, se ky i pari. Karakteristik e modeli social sipas M. Albert, janë bankat dhe ndikimi i tyre në ekonomi të vendit dhe jo aksionet monetare. Kjo formë përmban një ndërlidhje më të fort mes sistemit bankar dhe ndërmarrjeve ku bankat mbajnë të kontrolluar ndikimin e aksionarëve, por pa lënë anash bashkëpunimin me sindikatat e punëtorëve.

Arsimi, shëndetësia, mediet

Jo vetëm në arsim dhe shëndetësi por edhe në sektorin medial, apo ate të banimit, religjionit, si në çdo sektor tjetër, krahas sistemit publik në Kosovë, vepron edhe ai komercial privat. Mbase dy modelet ishin në konkurrencë me njëri –tjetrin, pasoi rënia e kualitetit sepse duke qenë në garë, sistemi publik mundohej të ja shkurtoj jetën atij privat, dhe ky privati atij publikut. Kështu që në këtë luftë pa kompromis asnjëri sistem nuk u forcua sa duhet.

Lufta rivale krijoj rrethana për një garë për prodhim në masë e pa cilësi. Deri sa modeli amerikan i preferon ndërmarrjet komerciale qe udhëhiqen në baza private, tek modeli social ato janë ndërmarrje shoqërore. Të ardhurat e punëtorëve në modelin komercial varen nga ekonomia e tregut dhe lëkundjet në treg (reduktimi i vendeve të punës) janë të pritura (shih krizën globale). Ndërsa sistemi social, sipas Albertit del të jetë më i qëndrueshëm, meqë ka mundësi intervenimi dhe kontrolli. Në sektorin e medieve, gjithashtu janë të pranishme dy modelet. Në SHBA, për shembull, mediet janë tradicionalisht komerciale ndërsa në Evropë ato janë me rregullim publik, por nuk mungojnë edhe ato me rregullim komercial. Gjithashtu kemi edhe media publike cilat financohen me model të përzier.

Ngjashëm mbretëron gjendja edhe në sektorin e banimit, në fushën e religjionit dhe në arsim dhe shëndetësi. Deri sa varianti social i subvencionon banesat,modeli komercial nuk i përkrah fare. Në çështje të religjionit, tek modeli social religjioni është i ndarë nga pushteti(ndërsa tek ai amerikan religjioni nuk është sekular). Këtu mbetet temë diskutimi(tek ne) ndikimi i tij informal, siç pati dallime dhe debat të nxehtë shoqëror(lidhur me temën e lejimit të shamisë dhe lëndës fetare në shkolla).

Po ashtu mënyra e financimit në sektorin e arsimit dhe të shëndetësisë, ishte publike dhe komerciale, për shembull (QKUK dhe RTK). Edhe pse ndërmarrjet publike do të duhej të financohen kryekëput nga buxheti i shtetit, në Kosovë ka patur edhe financim shtesë dhe ato janë mirëmbajtur nga tregu i lirë dhe kapitali. Ndërsa financimi i ndërmarrjeve publike në fakt bëhet kryesisht nga taksat, madje presupozohet se ky model financimi përgjithësisht duhet të kishte edhe kontroll më të avancuar shoqëror, në krahasim me ndërmarrjet komerciale.

Çfarë do të ndodh me privatizimin tutje?

Neokapitalistët doemos do ta quanin privatizimin e PTK-së dhe KEK-ut si sukses, pse jo edhe të RTK-së nëse lejohet. Në të ardhmen vendimi për privatizim bëhet i mundur, nëse votojnë 2/3 e deputetëve. Nuk duhet harruar rolin e lobuesve pro ose kundër privatizimit. PDK me orientimin e saj neo-liberal përkrah privatizimin edhe për faktin se ka lobistët dhe ndërmarrës më shumë se partitët tjera të cilat posedojnë tregun kombëtar.

VV, siç dihet nuk ka lobist mbase me protesta ka penguar privatizimin e PTK-së dhe KEK-ut. Gjithashtu VV nuk mund të stopoj procesin e privatizimit në faza tjera, në mungesë të shumicës parlamentare. VV i duhet një bashkëpunim me lobist, investitor dhe sistemin bankar vendor, për të sfiduar investitorët e huaj. Me politikat e përbashkëta VLAN-i do të fitoj shumicën parlamentare dhe do të vendos për mos privatizimin e KEK-ut dhe PTK-së duke i përkrahur ato me fonde buxhetore dhe me ndihmën e bankës botërore, në mënyrë që t´i bëjë ato funksionale si ndërmarrje publike. Përfundimisht, fitorja e bllokut do të vendos edhe për fatin e “Trepçës” /2L ONLINE/