Islam Krasniqi
/2L ONLINE/ – Gjendja e acaruar në Kuvendin e republikës së Kosovës bëri bujë nëpër të gjitha mediat vendore dhe ndërkombëtare, ku opozita bllokon parlamentin për të tretën herë radhazi në mënyra të ndryshme duke u bërë edhe e dhunshme, dhe nuk lejojë që seancat të mbahen, duke bërë parlamentin jo funksional.
Në interes të kujt ishte kjo, kujt po i konvenon kjo tollovi që po ndodhë në vendin tonë, apo është duke u përgatitur skenari që të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme.
Kjo bllokadë në parlamentin e Kosovës mundë të analizohet në dy aspekte, në atë pozitive dhe negative.
Nëse e shikojmë më këndvështrimin pozitiv mund të kuptojmë se kjo bllokadë është e vetmja mënyrë që e benë parlamentin jo funksional dhe ja pamundëson që të ratifikohen marrëveshjet me Serbinë në kuvend si dhe ju tregon qeverisë se duhet të ndërpriten bisedimet me Serbinë.
Këto marrëveshje që e dëmtojnë shtetësinë dhe sovranitetin asnjëherë të mos qitët në tavolinë, sepse liderët tanë po pranojnë çka po ju qitët përpara, si po ju thotë Brukseli pranon se është në interes të Kosovës, këta e pranojnë dhe e qesin nënshkrimin aty pa i analizuar mirë gjerat, pa i parë dëmet dhe dobitë e asaj marrëveshje, kush po fiton dhe kush po humb në to, pa u konsultuar me partitë politike, po ashtu edhe me opozitën, që të behët zgjidhja më e mirë e mundshme, sepse me popullin s’ka mundësi të konsultohen, meqenëse ju ka hekur e drejta e vetëvendosjes e cila behët përmes referendumit.
Raportet dhe bisedimet me shtetet fqinje çdo herë duhet të jenë të mira, por dukë e respektuar parimin e reciprocitetit, e jo duke i bërë presione çdo ditë e me shumë duke ja dëmtuar sovranitetin.
Në këndvështrimin negativë bllokada nuk i është dashur Kosovës në këto momente kur pritët që Kosova të pranohet në UNESCO, ku po ashtu pritët edhe raporti lidhur me liberalizimin e vizave, ku Kosova ka mbetur në burgun e errësirës në mesë të Evropës.
Kosova që nga përfundimi i luftës nuk ka pasur vija të kuqe me askënd, me asnjë shtet agresor, pos disa deklaratave bombastike për fushata zgjedhore sa për të bërë show mediatik, me shpalljen e pavarësisë në bazë të pakos apo projektit të Ahtisaarit shqiptarëve ju mohua e drejta e vetëvendosjes, u diskriminuan edhe pse ishin mbi 95% shqiptarë, serbëve ju dha e drejta e vetos dhe ju garantua me kushtetutë që çdo qeverisje pa ta të jetë jo funksionale.
Dikur ish-qeveritë e kaluara me fillimin e bisedimeve teknike thoshin se nuk do të hapët pako e Ahtisarit në asnjë mënyrë, në rast së hapet pako e Ahtisarit do të hapët edhe Pandora e Ballkanit, por këto kishin qenë vetëm sa për sy e faqe.
Bisedimet kaluan nga teknike në politike, ku çdo marrëveshje shkonte në favor të serbëve të Kosovës, dhe Serbia merrte poena apo ju ofronte Evropës, ku nga marrëveshjet qe i kemi pranuar ne duke e dëgjuar Evropën, sot s’mund ta formojmë ushtrinë (Forcën e Armatosur të Kosovës) sepse serbet refuzojnë, opozita dhe simpatizuesit e tyre dolën në rrugë për të kundërshtuar bisedimet dhe marrëveshjet, por qeveria as që i mori në thumb kërkesat e tyre dhe partitë opozitare kanë ndërruar formën e protestës së tyre.
Tash marrëveshja për Asociacione në komunat shumicë serbe është shumë e dëmshme edhe opozita është e mllefosur.
Në këtë situatë deputetët duhet të gjejnë zgjidhje dhe mos të thellohet kriza, sepse zgjedhjet nuk i konvenojnë askujt, duhet të gjej një model tjetër të qeverisjes së shtetit, se kjo bllokadë po shkon vetëm në dem të popullit, po rendohet mbi kurrizin e popullit të varfër, çdo vit nuk mund të mbajmë zgjedhje sepse me miliona euro po shpenzohen.
Me ato para sa po shpenzohen mund të hapën fabrika që të punësohen mijëra njerëz dhe të zbutët papunësia, sepse populli i Kosovës jeton në kushte të mjerueshme e parlamentaret tanë së bashku me qeveritarë si lordë, duke i plaçkitur popullin e varfër. /2L ONLINE/