Avokati Osman Havolli ende është duke pritur një përgjigje nga Gjykata e Apelit. Avokat Havolli që sipas detyrës zyrtare mbron të dënuarin Nazim Bllaca, i vetshpallur si agjent i ish-Shërbimit Inteligjent të Kosovës (SHIK), ka ushtruar kërkesë në këtë instancë gjyqësore, që në fillim të muajt gusht të këtij viti. Këërkesa e tij nuk ka të bëjë me kundërshtimin e aktgjykimit sipas të cilit Bllaca u dënua për vrasje me 4 vjet e 6 muaj burg. Bllaca u gjet fajtor për vrasjen e Ibush Kllokoqit në vitin 1999.
Por avokat Havolli ka kërkuar që klientit të tij, t’i llogariten edhe ditët që ai ka kaluar nën masën e sigurisë së lartë si dëshmitar i mbrojtur.
Megjithëkëtë, avokat Havolli ende nuk ka marrë asnjë përgjigje në lidhje me kërkesën e tij. Të paktën jo deri të martën.
I kontaktuar nga “Tribuna”, avokat Havolli tha se nuk ka asnjë përgjigje në lidhje me këtë kërkesë. “Jo, ende nuk kam marrë asgjë nga gjykata”, tha avokat Havolli.