DYLON

Bllaca në burg, shokët në liri

Avatar photo Redaksia

Nazim Bllaca është dënuar më vonë se shokët e tij, por i pari ka nisur ta vuajë dënimin. Vrasësit e Ibush Kllokoqit në bashkëkryerje me Bllacën dhe vrasësit në tentativë të Adem Salihajt nuk janë dërguar në vuajtje të dënimit ende.

Gjykata Themelore e Prishtinës është arsyetuar se EULEX-i nuk e ka dërguar lëndën e tyre ende për ekzekutim, ndërsa EULEX-i arsyetohet se ankesa e tyre në Gjykatën Kushtetuese po e vonon procesin, e në Kushtetuese thonë se nuk ka parashtresë të të dënuarve në rastin Bllaca, shkruan Koha Ditore.

EkoHigjiena

Kësisoj, vetëm njeriu që kishte guxuar të denonconte krimet është dërguar në burg, ndërsa bashkëveprimtarët tjerë, ende jo.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.