Shkruan: Rexhë Hasani /Gazetar-bletërritës
Bunjaku, posedon mbi 50 shoqëri bletësh, dhe janë 6 dekada që merret me rritjen e bletëve
Bletërritësi nga Dardana, Idriz Bunjaku, posedon mbi 50 shoqëri bletësh dhe merret me prodhimin e mjaltit dhe prodhime tjera që merr nga bletët.
Në treg, ai plason përveç mjaltit edhe prodhime tjera të bletës si: polen, propolis dhe dyll. Ai tashmë, ka bërë një biznes familjar duke shitur produkte nga prodhimet e bletëve dhe për këtë, ai fton të interesuarit që të provojnë dhe shijojnë mjaltin dhe produktet që përgatit nga bletët.
Bunjaku, me veprimtarinë e bletarisë, ka filluar të merrej që nga mosha e hershme rinore dhe që nga atëherë, ai ka rritur numrin e shoqërive të bletëve dhe sot numëron më shumë se 50 shoqëri. Këtë veprimtari të rritjes së bletëve e ka trashëguar nga babi i tij, i cili me bletë është marrë sa ishin duke jetuar në fshatin, Kosovicë të Dardanës.
Tashmë, për një sezonë, vjelë mjaltë deri në 500 kilogram, por nëse pranvera sjellë kullosa të mira dhe nektar të bollshëm, atëherë ky numër dyfishohet”, tregon, Bunjaku. Ai, prodhimet e tija, zakonisht i distribuon miqëve, shokëve dhe fqinjëve të tij. “Më së shumti mjaltin e kërkojnë qytetarët nga Prishtina, Gjilani dhe Dardana, dhe ky është tregu më i sigurt për mua”, shprehet ai.
Ai, prodhimet e tija i prezanton nëpër panaire të bletarisë të organizuara nga Shoqatat e Bletareve, ku manifestohen prodhimet e mjaltit, por nga keto organizime ai fiton njohuri të reja nga ligjëratat që mbajnë ekspertë të lëmisë së bletarisë.
Sic potencon ai, çdo ditë mundohet të kujdeset për bletët, për shëndetin e tyre dhe me këtë edhe polenizimin e bimëve që bëjnë bletët gjatë fluturimeve të tyre në natyrë. /2LONLINE/