DYLON

Blerim Krasniqi: Shpresoj në vazhdimin e ecurisë së mirë dhe sa më parë të jemi në krye të tabelës në kampionat

Blerim Krasniqi: Shpresoj në vazhdimin e ecurisë së mirë dhe sa më parë të jemi në krye të tabelës në kampionat
Avatar photo Redaksia

Java e 15-të e Superligës së Kosovës në futboll sjell ballafaqimin Drita – Ballkani, e futbollisti i skuadrës gjilanase, Blerim Krasniqi u shpreh optimist dhe se do të luajnë për fitoren e radhës.

“Nesër është një ndeshje e rëndësishme si çdo ndeshje tjetër. Ashtu siç na ka udhëzuar trajneri, shpresojmë t’ia dalim dhe të marrim pikët maksimale ndaj Ballkanit”, ka thënë Krasniqi.

EkoHigjiena

Ai tha se atmosfera në klub, në mesin e bashkëlojtarëve, sidomos pas fitores ndaj Shkëndijës, është shumë e mirë. Në këtë mes, shpresojmë të vazhdojnë me këtë ecuri në kampionat dhe të jenë sa më parë në krye të tabelës”, ka thënë futbollisti i skuadrës “bardh e kaltër”.

Përndryshe, ndeshja FC Drita – FC Ballkani zhvillohet nesër, e diel, në ora 13:00 Stadiumi Ndihmës te Rrethi.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.