DYLON

Blendi Hajdari dhe Lenë Osmani kampionë të kategorisë U21

Blendi Hajdari dhe Lenë Osmani kampionë të kategorisë U21
Avatar photo Redaksia

Sot, në Palestrën e shkollës Tefik Çanga, në Ferizaj është mbajtur Kampionati individual për grup-moshën U21. Garat u zhvilluan në këto kategori: individuale femra dhe meshkuj, si dhe çifte për femra dhe për meshkuj. Blendi Hajdari dhe Lenë Osmani janë kampionët e rinj në kategorinë kryesore, atë individuale, njofton Federata e PingPongut e Kosovës.

Blendi, duke qenë favoriti kryesor, vinte nga pozita e parë në renditjen e përgjithshme arriti që ta përballojë konkurrencën e fortë dhe me meritë doli triumfues, duke e mundur, së pari Akil Mahmutin me 3:1 në gjysmëfinale për ta fituar edhe finalen ndaj Adriatik Malokut me 3:0.

EkoHigjiena

Në rivale të forta hasi Shega Hashani, poashtu e para në renditjen e përgjithshme, e cila pasi e kaloi Anesa Domanikun me 3:0 në gjysmëfinale, në finale u përball me Lenë Osmanin, e cila në një ndeshje sfiduese, paraprakisht e mundi Leoresa Imerin me 3:2 në sete, për të fituar edhe ndaj Shegës me rezultatin 3:1 në seta dhe me meritë u shpall kampione e re për vitin 2025.

Në ndeshjet e çifteve, Adriatik Maloku dhe Enes Domaniku me 3:1 në seta e mundën çiftin Akil Mahmuti e Ron Kolloni. Kampionët e rinj, duelin më të vështirë e patën në gjysmëfinale ku me rezultat të ngushtë 3:2 e mundën çiftin Arti Karabaxhaku e Blend Hajdarin. Të njëjtin test e kaluan edhe finalistët Mahmuti/Kolloni në duelin me çiftin Ibrahim Maloku/Ylber Beka ku fituan me 3:2 në seta.

Te çiftet e femrave, Shega Hashani dhe Leoresa Imeri bindshëm i fituan të gjitha ndeshjet dhe me meritë u shpallën kampione të reja. Ndërkaq çifti Jona Hashani/Taibe Ruli, arritën që ta befasojnë çiftin Domaniku/Osmani duke i mundur me 3:2 në seta, por në finale mbetën në vendin e dytë.

Fituesit u nderuan me mirënjohje e medalje, kurse kampionët edhe me Kupa.

Fundjavën e ardhshme, të shtunën do të nisë Kampionati ekipor për Superligën e meshkujve dhe të femrave, kurse të dielen do të mbahet Kampionati individual për grup-moshën 17 vjeçare, jofton Federata e PingPongut e Kosovës.

RENDITJA FINALE:

FEMRAT

1.Lenë Osmani

2.Shega Hashani

3.Anisa Domaniku

3.Leoresa Imeri

MESHKUJT

1.Blend Hajdari

2.Adriatik Maloku

3.Akil Mahmuti

3.Arti Karabaxhaku

Çifte – femrat

1.Shega Hashani/Leoresa Imeri

2.Jona Hashani/Taibe Ruli

3.Lenë Osmani/Anisa Domaniku

3.Adelina Berisha/Tuana Gacaferi

Çifte – meshkuj

1.Adriatik Maloku/Enes Domaniku

2.Akil Mahmuti/Ron Kolloni

3.Arti Karabaxhaku/Blend Hajdari

3. Ibrahim Maloku/Ylber Beka

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.