Blend Kastrati nga Kamenica fitues i vendit të tretë në Edicionin e nëntë, në efstivalin pianistik “Pianisti i Ri 2016”.
Festivali kishte karakter garues dhe ashtu si vitet e kaluara edhe këtë vit festivali ka marrë edhe karakterin lëvizës. Këtë vit festivali “Pianisti i ri” u mbajt në Shkollën e muzikës Amadeus ne Prishtinë, nga data 21 qershor deri me datën 25 qershor.
Këtë vit në “Pianisti i Ri” garuan 106 pianist dhe ishte nje konkurrence jashtëzakonisht e madhe dhe sipas drejtoreshës ekzekutive të këtij festivali, Vlora Baruti, për shkak të numrit të madh të aplikuesve ishin te detyruar që të reduktojnë numrin, për shkak të pamundësisë së planifikimit të ditëve shtesë të festivalit. “Festivali “Pianisti i Ri”tashmë ka marrë karakter ndërkombëtar dhe vazhdimisht kemi tentuar që juria të jetë neutrale, gjithmonë është me tre anëtarë të jurisë dhe ata zakonisht ishin pianistë të cilët janë përfaqësues të shoqatave dhe asociacioneve pianistike evropiane.
Kësaj radhe juria përbëhet nga dy italianë dhe një shqiptare Marcello Abbado ku Vlora Baruti ka shpjeguar më pas se Abbado i takon familjes së madhe të muzicientëve italian dhe i njëjti është vëllai i pianistit më të madh botërorë, Claudio Abbado.
Kurse anëtarët e tjerë të jurisë për këtë edicion ishin edhe Irma Picari nga Italia dhe Valbona Pula Petrovci. Blendi ka përfunduar klasën e parë Drejtimi -Piano pran Shkollës së Muzikës në Gjilan me mësuese Dafina Bajrami, i cili dallohet me suksesin e tij shembullor.
Blendi është edhe fitues i dhjetëra çmimeve të fituara nëpër festivale të ndryshme te këngëve për fëmijë.
http://www.tvkamenica.com/2016/06/blend-kastrati-nga-kamenica-fitues-i.html#.V25y8_l96t9