DYLON

Bleart Tolaj ka firmosur kontratë dyvjeçare me Gjilanin

Bleart Tolaj ka firmosur kontratë dyvjeçare me Gjilanin
Avatar photo Redaksia

Sport Club Gjilani ka  bërë me dije se ka arritur marrëveshje me futbollistin Bleart Tolaj, i cili nga sot është zyrtarisht pjesë e familjes kuqebardhë. Bleart Tolaj ka firmosur kontratë dyvjeçare.

Sulmuesi i bashkohet klubit të Gjilanit për të forcuar repartin ofensiv, duke sjellë cilësi, përvojë dhe ambicie për objektivat e skuadrës në edicionin 2026/27.

EkoHigjiena

“Të gjithë në Sport Club Gjilani i urojmë Bleartit mirëseardhje dhe suksese me fanellën kuqebardhë. Jemi të bindur se me punë, përkushtim dhe mbështetjen e tifozëve tanë, ai do të japë një kontribut të rëndësishëm në arritjen e objektivave të klubit”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.