Klubi Alpin Gjilani do të përmbyllë vitin 2017 me një aktivitet sensibilizues dhe shumë human. Anëtarët e Klubit Alpin Gjilani në mënyrë kolektive dhe vullnetare do të dhurojnë gjak me datën 23 dhjetor 2017.
Kështu bëhet e ditur në një njoftim të tyre për të shtuar: “Për të gjithë alpinistët, miqtë dhe dashamirët e Klubit, po e bëjmë publike, duke ofruar një mundësi që të na bashkëngjiten të gjithë ata që kanë shëndet dhe guxim në dhurimin e gjakut. Dhurojmë gjak shpëtojmë një Jetë!”.
Ndryshe, sipas njoftimit në fjalë, aksioni për dhurimin e gjakut është në mënyrë vullnetare dhe plotësisht humane. Aksioni do të realizohet në Spitalin Regjional të Gjilanit – Qendra e Transfuzionit të Gjakut.
Përndryshe për të gjithë ata që dëshirojnë t’i bashkohen aksionit jepen këshilla duke thënë: “Duhet të jeni konsultuar paraprakisht me mjekun tuaj familjarë dhe nëse vendosni për dhurimin e gjakut, sipas mjekëve duhet ngrënë ushqim para se të jepni gjak. Ju që vendosni të bëheni pjesë e dhurimit te gjakut duke ju bashkëngjitur Klubit Alpin Gjilani, duhet të lajmëroheni patjetër të Klubi, për arsye të regjistrimit të dhuruesve të Gjakut në ditën e dhurimit të gjakut”.