DYLON

Biznesmenë nga Austria vizitojnë Gjilanin

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Një delegacion nga Oda Ekonomike e Austrisë dhe përfaqësues të saj në Kosovë, në krye me Gerhard Schlattl, kanë qëndruar sot në Gjilan, ku janë pritur nga drejtori për Zhvillim Ekonomik, Ismail Januzi.

Në këtë delegacion kanë marrë pjesë edhe kompani të Austrisë për të parë mundësinë e investimeve individuale sikurse edhe përmes partneritetit publiko-privat, kryesisht në sektorë të ekologjisë, në trajtimin e ujërave të zeza, mbeturinave etj.

EkoHigjiena

Drejtori për Zhvillim Ekonomik, Ismail Januzi, ka falënderuar delegacionin austriak për vizitën dhe interesimin për të investuar në Gjilan, duke thënë se Komuna e Gjilanit mirëpret investitorët e huaj sepse kjo përkthehet me zhvillim ekonomik dhe vende të reja të punës e që do të ishte në favor të qytetarëve të Gjilanit.

Thuhet se përfaqësuesit e këtij delegacionit kanë zgjedhur Gjilanin për ta vizituar për të parë të gjitha mundësitë e investimeve në fushën e ekologjisë. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.