DYLON

Biznesi vendor shtyllë e zhvillimit ekonomik të vendit

Biznesi vendor shtyllë e zhvillimit ekonomik të vendit
Avatar photo Redaksia

Përmirësimi i politikës fiskale, informaliteti dhe problemet me energjisë ishin disa nga temat kryesore që kreu i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka diskutuar në takime të ndara me delegacionin e Aleancës Kosovare të Biznesit (AKB) dhe delegacionin e Klubit të Prodhuesve të Kosovës (KPK).

Ministri Lluka ka njoftuar delegacionet e AKB-së dhe KPK-së me prioritetet e MZHE-së, me ç’rast ka ritheksuar se mbështetja e bizneseve vendore përbën një prioritet të lartë dhe shtoi se në këtë linjë, bashkëpunimi me asociacionet e biznesit është shumë i nevojshëm.

Duke diskutuar për problemet me të cilat ballafaqohet biznesi vendor, Ministri Lluka dhe kreu i AKB-së Agim Shahini janë pajtuar se duhet të punohet më shumë për qasje më të mirë në energji dhe eliminimin e barrierave për prodhuesit.

EkoHigjiena

Ndërkaq, në takimin që i pari i MZHE-së pati me delegacionin e KPK-së, u shqyrtua mundësia thellimit të bashkëpunimit me qëllim të zhvillimit të sektorit të prodhimit, fuqizimin dhe promovimin e prodhimeve Made in Kosova dhe nevoja e eliminimit të barrierave.

Ministri Lluka u tha të dy delegacioneve se te MZHE do të gjejnë partnerin e tyre institucional, për të adresuar të gjitha shqetësimet e bizneseve, të cilat pastaj do të trajtohen konform kornizës ligjore dhe institucionale, pasi konsideron se biznesi vendor është shtyllë e zhvillimit ekonomik të vendit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.