DYLON

Bizneseve duhet t’u krijohen kushte më të mira për punë!

Bizneseve duhet t’u krijohen kushte më të mira për punë!
Avatar photo Redaksia

Sot ishim për vizitë tek “Grid group”, biznes i cili 80% të të punësuarve i ka të gjinisë femërore, gjë që na gëzoi shumë.

Kjo kompani përballet me probleme të ndryshme, si rritja e çmimit të çelikut, problem me transport të lëndës së parë, kosto të lartë të transportit, si dhe kamata të larta nga bankat komerciale në Kosovë. 

EkoHigjiena

Kryetari Alban Hyseni, bashkë me kandidatët për asamble Naser Sejdiu, Ajsun Abdullahu Sadiku e Violeta Behluli, u zotuan se me qeverisjen e re pas 17 tetorit, prodhuesi vendor do ketë trajtim të veçantë, si dhe përmes Bankës Zhvillimore do të mundësohen kredi të buta, me kosto minimale të interesit. 

Më 17 tetor, qytetarët do të votojnë për numrin 144, numër i cili ia kthen atyre ditët e mira!

Sekretariati për Media dhe Komunikim – Lëvizja VETËVENDOSJE! – Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.