DYLON

Bizneset tona janë zemra e zhvillimit ekonomik, do ta kenë gjithmonë përkrahjen tonë

Bizneset tona janë zemra e zhvillimit ekonomik, do ta kenë gjithmonë përkrahjen tonë
Avatar photo Redaksia

Bizneset tona janë zemra e zhvillimit ekonomik, do ta kenë gjithmonë përkrahjen tonë

/Arbër Ismajli, kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit/

Vazhdojmë pa ndal me takime të vlefshme,

Çfarë krenarie me qenë bashkë me Fatos Ramadanin si kandidat për Kuvend Komunal në “Flexograf”, tek biznesi i bashkëqytetarëve tanë punëtorë e vizionarë, Bujar e Samet Mustafa.

Ky është shembulli i gjallë se si djemtë e Gjilanit me mund e djersë po i rrisin kapacitetet prodhuese dhe po e vendosin emrin e qytetit tonë në rajon e në Evropë.

Bujari dhe Sameti bashkë me ekipin e “Flexograf”, me punën dhe përkushtimin e tyre janë ambasadorët më të mirë prodhues dhe bëjnë pjesë si punëdhënësit më kontributdhënës në qytet.

Bizneset tona janë zemra e zhvillimit ekonomik, dhe ato do ta kenë gjithmonë përkrahjen tonë të plotë, sepse aty ku fuqizohet biznesi vendor, fuqizohet edhe komuna jonë.

Faleminderit “Flexograf” për vendosjen e emrit tuaj si brend gjilanas dhe zotohemi para jush që si qeverisje e ardhshme lokale, do ta keni mbështetjen e plotë në mundësinë e rritjes dhe zgjerimit të kapaciteteve përmes politikave të mirëfillta publike.

Ju falënderojmë shumë për pritjen dhe organizimin.

Jemi bashkë në rrugëtimin tonë të përbashkët për projektin Gjilanin e ri.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.