DYLON

Bizneset t’i vendosin njoftimet në vendet e dukshme se kanë vënë kamera brenda ambienteve të tyre

Bizneset t’i vendosin njoftimet në vendet e dukshme se kanë vënë kamera brenda ambienteve të tyre
Avatar photo Redaksia

Komuna e Kamenicës u ka bërë thirrje të gjitha bizneseve lokale të cilat kanë vënë kamera sigurie brenda ambienteve të tyre, të vendosin edhe njoftimet përkatëse në vende të dukshme për qytetarë, për prani të kamerave.

‘Kërkojmë nga të gjitha këto biznese që ta respektojnë Ligjin e Privatësisë duke vendosur këto njoftime, në mënyrë që Inspektorët të mos detyrohen të ndërmarrin masa ndëshkuese ndaj atyre që nuk respektojnë këtë rregull.  Ju lutem respektoni privatësinë e klientëve tuaj’, thuhet në njoftimin e Komunës së Kamenicës, drejtuar bizneseve lokale.  /2LONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.