DYLON

Bizneset paralajmërojnë braktisjen e Kosovës!

Avatar photo Redaksia

Shkruan Besim I.Ismaili

(2L ONLINE) – Kosova në vitin që lame pas ,2014-tën ishte në një gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale e cila vazhdon të jetë edhe më e përkeqësuar. Ishte një vit i cili është promovuar se të gjitha fuqitë e institucioneve do të fokusohen në reforma me ritme të shpejta të cilat do të mundësonin përmirësimin e mjedisit të të bërit biznes dhe një vit i zhvillimit ekonomik, por përfundoi si një vit të themi i dështuar si në aspektin ekonomik ashtu edhe në përmirësimin e mirëqenies sociale. E gjithë kjo ndodhi si pasoj e ngërçit politik që u krijua në Kosovë për plotë 6 muaj rresht.

EkoHigjiena

Ajo që po shohim sot në muajt e parë të vitit 2015 është shumë shqetësuese se Kosova po përballet me një numër të madh të qytetarëve që po e lëshojnë vendin për shkak të pamundësisë së të jetuarit, dihet se arsye kryesore është papunësia e lart. Vende të reja të punës nuk mund të ketë derisa njerëzit që janë në pozita kyçe ministrore nuk kanë guximin të marrin vendime të mëdha e të rëndësishme politike.

Shqetësuese është edhe paralajmërimi i disa bizneseve për zhvendosjen e biznesit të tyre në Maqedoni dhe në Mal të zi , shtete këto të cilat po ua krijojnë klimën e të bërit biznes, duke i liruar nga shumë obligime për vite e dekada me radhë! Qeveria e Kosovës duhet të marr hapa konkret për t’i ofruar lehtësira bizneseve vendore, sikurse shtetet e rajonit! Asgjë më shumë.

Sektori privat është shtylla kryesore e zhvillimit ekonomik të vendit, duhet të krijojnë kushte përmes të cilave të fuqizohej sektori privat i cili nuk ka pasur lehtësira deri me tani për rritje, duhet t’i ketë duart e lira në mënyrë që të bëj investime të ndryshme pikërisht aty ku Kosova ofron potencialet më të shumta, edhe për shkak se bizneset kanë filluar zhvendosjen e investimeve në shtetet e regjionit. Prandaj Kosovës nuk i duhet tregtia e lire, nëse nuk i mundësohen bizneseve vendore këto lehtësime. Siç e dimë se me anëtarësimin në CEFTA, qëllimi themelor i Politikes tregtare të Kosovës ishte rritja më e shpejtë e eksporteve e sidomos me vendet e regjionit.

Tregtia e lire që nënkupton heqjen e barrierave tregtare, ashtu që mallrat dhe shërbimet lirshëm mund të lëvizin përtej kufijve shtetëror. Tregtia e lire definohet si gjasë e barabartë për të gjithë, por nuk përmendet madhësia e lojtarit. Kosova nuk mund të flet si e barabartë për tregti të lirë, duke e ditur se nuk ke se çka i ofron tregjeve, nuk ke korporata gjigante, as banka e as prodhime të cilat mund t’ua ofrojmë të tjerëve.

Tani, vite me radhë, me një përkushtim të madh, por pa analizuar mirë, orvatjet që të ringjallet ekonomia dhe përmirësimi i mirëqenies nuk ishin aspak të suksesshme.

Nëse gjërat nuk ndryshojnë këtu, Kosova rrezikon të sillet në qarkun e ekonomisë tipike importuese me të gjitha reperkusionet e saj karshi papunësisë së lartë.

Politikëbërësit duhet të marrin vendime të mëdha e të rëndësishme politike për parandalimin e kësaj dukurie negative. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.