DYLON

Bizneset janë shtylla kryesore e zhvillimit lokal, prandaj angazhohem fuqishëm që zëri i tyre të dëgjohet në Kuvend

Bizneset janë shtylla kryesore e zhvillimit lokal, prandaj angazhohem fuqishëm që zëri i tyre të dëgjohet në Kuvend
Avatar photo Redaksia

Mrika Krasniqi Shala, kandidate në listën e PDK-së, për Kuvendin Komunal të Gjilanit, së bashku me kandidatin për Kryetar të Komunës, Riad Rashiti dhe kandidatët tjerë të listës së PDK-së, vizituan sot një numër biznesesh në qytetin e Gjilanit.

“Gjatë këtyre takimeve, u diskutua për sfidat dhe mundësitë e sektorit privat, si dhe për mbështetjen që programi i PDK-së do t’i ofrojë bizneseve lokale për zhvillim më të shpejtë ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës”, thotë Mrika Krasniqi Shala.

Ajo shtoi se bizneset janë shtylla kryesore e zhvillimit lokal, prandaj angazhohet fuqishëm që zëri i tyre të dëgjohet në Kuvendin Komunal dhe të krijohen kushte më të favorshme për rritje dhe inovacion.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.