DYLON

Bizneset janë shtylla e ekonomisë lokale,krijojnë vende pune, nxisin ekonominë dhe mbajnë gjallë motorin e zhvillimit në qytetin tonë

Bizneset janë shtylla e ekonomisë lokale,krijojnë vende pune, nxisin ekonominë dhe mbajnë gjallë motorin e zhvillimit në qytetin tonë
Avatar photo Redaksia

Bizneset janë shtylla e ekonomisë lokale pasi krijojnë vende pune, nxisin ekonominë dhe mbajnë gjallë motorin e zhvillimit në qytetin tonë

/Alban Hyseni, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, për kryetar të Komunës së Gjilanit/

Takimet me biznese i vazhduam tek kompania XHEVDA MAAE, ku u pritëm edhe nga investitori i njohur Xhevdet Hajrullahu, i cili prej vitesh është një prej emrave më të suksesshëm në fushën e ndërtimit në Gjilan, duke kontribuar me projekte të rëndësishme banesore dhe zhvillim të qytetit tonë.

Këtë vizitë e zhvilluam bashkë me kandidatin e listës sonë fituese për Asamble, Hekuran Rapuca, ku Xhevdeti na njoftoi nga afër me punën, sfidat dhe përditshmërinë e kësaj kompanie të madhe gjilanase, që ka dhënë shembull të mirë të profesionalizmit dhe të përkushtimit.

Bizneset si kjo janë shtylla e ekonomisë lokale pasi krijojnë vende pune, nxisin ekonominë dhe mbajnë gjallë motorin e zhvillimit në qytetin tonë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.