• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Nacionale

Bizneset e sektorit privat diskutojnë strategjinë e investimeve të Fondit Pensional

Redaksia 2LONLINE 1 Shtator, 2020 4 min
 Bizneset e sektorit privat diskutojnë strategjinë e investimeve të Fondit Pensional

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizoi një forum virtual gjatë të cilit u diskutua strategjia e investimeve të Fondit Pensional si dhe mundësitë që ofrohen për sektorin privat në Kosovë. Gjatë këtij forumi, përfaqësuesit e bizneseve anëtare të Odës Ekonomike Amerikane patën mundësi të informoheshin rreth strukturës dhe kritereve të kësaj strategjie.

Hekuran Murati, kryesues i Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Transfere, derisa theksoi se oferta për produkte financiare në Kosovë është paksa e kufizuar, tha se për ndërmarrjet duhet të merren parasysh nevojat e investimit duke u bazuar në ciklin jetësorë të tyre. Sipas Muratit, për bizneset startup është rëndom më problem qasja në financa krahasuar me bizneset më të etabluara, të cilat mund të jenë më të parashikueshme për sektorin huadhënës. Ai potencoi se për shkak të kufizimeve që rrjedhin nga Ligji për Bankën Qendrore të Kosovës, çdo aktivitet financiar duhet të licencohet nga ky institucion, gjë që derisa ruan konsumatorin marrë parasysh faktin se njohuritë mbi financa janë të limituara, në të njëjtën kohë e kufizon inovacionin në sektorin e financave. Sa i përket investimeve, Murati tha se sfidë mjaft e madhe është krijimi i lidhjeve mes individëve apo entiteteve me mjete për investim, me ata të cilët kanë nevojë për investime. Tutje, ai u shpreh se Fondi Pensional has në probleme për investime direkte në sektorin privat për shkak të pamundësisë për t’u marrë me raste të huadhënjes individuale, vështirësisë për përcaktim të strukturës së investimit, si dhe parimit të vlerësimit të kthimit në investim.

Drejtori Menaxhues i Fondit të Kursimeve Pensionale, Adrian Zalli, theksoi se ky fond momentalisht posedon mjete në vlerë mbi dy miliardë euro. Sipas tij, mjetet e Fondit Pensional investohen me qëllim të rritjes së fitimit në investim vetëm në interes të pjesëmarrësve dhe shfrytëzuesve, derisa parimet kryesore që duhet të ndiqen për realizimin e këtyre investimeve janë të përcaktuara me Ligjin për Fondin Pensional. Zalli tha se këto parime duhet të garantojnë sigurinë e fondit, shumëllojshmërinë e investimit, fitimin maksimal në përputhje me sigurinë e fondit si dhe mirëmbajtjen e likuiditetit adekuat. Ai potencoi se parim i bordit drejtues të këtij fondi është investimi i sa më shumë mjeteve në Kosovë, përmes pjesëmarrjes në tregun e letrave me vlerë të cilat pastaj Qeveria e Republikës së Kosovës i investon aty ku është më e nevojshme. Sipas Zallit, Fondi Pensional aktualisht është në proces të krijimit të portfoliove të veçanta për grup moshat e ndryshme të tatimpaguesve, me anë të së cilave do të menaxhohet më lehtë risku i investimeve për kontributdhënësit.

Mërgim Cahani, kryeshef ekzekutiv në Gjirafa, duke folur për një periudhë dhjetë vjeçare theksoi se tani kompanitë me vlerën më të madhe janë padyshim ato në sektorin e teknologjisë. Cahani përmendi faktin se potenciali më i madh për zhvillimin ekonomik të vendit qëndron pikërisht në këtë sektor prandaj i njëjti duhet të mbështeten më shumë përmes krijimit të mundësive për investime brenda shtetit. Cahani theksoi se mungesa e mundësive orienton kompanitë drejt investimeve të huaja, të cilat shkaktojnë uljen e të hyrave për arkën e shtetit, pasi që kthimi i investimeve të huaja nuk mbetet në qarkullim brenda Kosovës por kthehet tek investuesi.

Valdrin Kasumaj, anëtar i bordit në Trustin Pensional të Kosovës theksoi se kufizimet brenda mandatit ligjor të Fondit Pensional ndikojnë në mundësinë e këtij fondi për të përkrahur bizneset në Kosovë, derisa shtoi se gjatë vitit 2020 pjesëmarrja e Fondit në tregun e letrave me vlerë është rritur.

Etiketa:bizneset sektorit privat
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Nacionale

Sot moti parashihet të jetë me reshje shiu

9 Gusht, 2022
Info+

Flasin për mbrojtjen e pyjeve

9 Gusht, 2022
Nacionale

Dhoma e Tregtisë përshëndetë vendimin e dy Qeverive për hekurudhën, kërkohet të

9 Gusht, 2022
Sport

Turneu ‘’Rogana 2022’’, ka përfunduar me shpalljen kampion të ekipit ‘’Muhaxherët’’

9 Gusht, 2022
Lajme të ngjashme

Panairi “e JONA”: Promovim biznesi, panair shitës, koncerte festive…

27 Korrik, 2022

AAK-ja e Gjilanit e përkrah protestën e sotme të bizneseve që operojnë në rrugën hyrëse dhe dalëse Gjilan-Bujanoc

18 Korrik, 2022

OAK dhe kërkon nga KPMM përkahje për sfidat e mëdha të bizneseve

2 Qershor, 2022

Fuqizimi i kapaciteteve energjetike dhe efiçenca e energjisë me rëndësi për bizneset

15 Prill, 2022

U mbajt një sesion informues për Start-Up dhe bizneset ekzistuese

31 Mars, 2022

Ministria e Ekonomisë zoton 75 milionë euro për subvencionimin e energjisë për qytetarët dhe bizneset

18 Janar, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com