DYLON

Bizelet pastrojnë kolesterolin e keq në gjak

Avatar photo Redaksia

Këto kokrra të vogla të rrumbullakëta me ngjyrë të gjelbër, janë një burim i çmuar substancash kardiotonike.Bizelet ulin kolesterolin e keq, rregullojnë presionin, parandalojnë anemitë dhe dobësitë. Mes mineraleve që gjenden te bizelja, ai me sasinë më të madhe është kaliumi (shumë i nevojshëm për të riekuilibruar diurezën, sidomos te kardiopatikët), i ndjekur më pas nga fosfori, magnezi, kalciumi, hekuri, seleni dhe zinku.

Në pranverë, të gjithë duhet të konsumojnë bizelet e freskëta, shumë të këndshme edhe të paziera, që mund t’ua bashkëngjisim sallatave, ose të konsumohen të ziera në avull e të marinuara me pak kripë dhe vaj ulliri.

EkoHigjiena

E rëndësishme është të mos i zieni shumë, sepse nxehtësia e gatimit u largon vitaminat e shumta që kanë.

Bizelet përmbajnë sasi të madhe të vitaminave të grupit B, por edhe vitaminë A e C.
Bizelja është një bimë me origjinë aziatike, me rrënjë jo shumë të thella dhe një kërcell që mund të arrijë deri në dy metra. Lulet e saj janë të bardha, të verdha ose të gjelbra, ndërsa frutat gjenden brenda mbështjellëse dhe kanë formë të rrumbullakët e ngjyrë të gjelbër, që ndryshe të gjithë ne i njohim me emrin bizele.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.