Bislimi, pjesë e grupit Europian të Akademisë së Lidershipit Transatlantik në Washington
/2L ONLINE/ – Si pjesë e grupit evropian të 22 kandidatëve të përzgjedhur nga e gjithë Evropa për të qenë pjesë e programit prestigjioz “Marshall Memorial Fellowship” të Fonit Marshall të Gjermanisë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikws, ka shkuar edhe Faton Bislimi, koordinator për politika dhe marrëdhënie rajonale, në zyrën e kryetarit të Komunës së Gjilanit dhe i vetmi shqiptarë në këtë grup.
Bislimi është i vetmi shqiptar nga Evropa, pjesë e këtij programi për këtë vit. Ai është përzgjedhë për programin MMF me motivacionin se është “pjesë e liderëve të rinjë nga Europa në marrëdhëniet transatlantike,” sic thuhet në letrën e Dr. Donfried, Presidente e Fondit.
Ai me këtë rast ka thënë se është mundësi shumë e madhe e prezantimit më të mirë të Gjilanit dhe Kosovës njëkohësisht në këtë takim ndërkombëtar.
“Unë jam krenar që më është dhënë mundësia të jem pjesë e këtij programi prestigjioz. Do të përpiqem si gjithëherë, të përfaqësoj vendin dhe popullin tim në mënyrën më të mirë të mundëshme,” ka potencuar ai.
Kurse nga ana e tij është shprehur i kënaqur me këtë akt edhe kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, i cili ka thënë se ky është nderë për Gjilanin dhe Kosovën që jemi pjesë e këtij programi të madh, përmes Faton Bislimit.
“Eshtë ndër për Gjilanin edhe Kosovën që kemi përfaqësimin në një program kaq të rendësishëm në ndërtimin e mëtutjeshem të marrëdhënieve transatlantike. Gjenerata e re dhe profesionistët e rinjë janë shpresa më e mirë për të ardhmen tone,” ka thënë shkurtimisht kryetari Haziri.
Bislimi ka njoftuar se promovimi i Komunës së Gjilanit do të jetë aspekti kryesor i këtij takimi, sikur që edhe angazhimet konkrete në vizitat e ndryshme në qytete në SHBA, në kuadër të këtij programi.
Fondi Marshall i Gjermanisë në SHBA është themeluar para mëse 40 viteve dhe program i tyre i Akademisë së Lidershipit Transatlantik ka mëse tridhjetë vite që organizohet përmes programit Marshall Memorial Felloëship që i përzgjedhë 22 kandidatë nga Evropa të cilët vijnë në SHBA dhe 22 kandidatë nga Amerika që shkojnë në Evropë, me qëllim të përgatitjes së gjeneratës së re të ekspertëve dhe liderëve në fushën e marrëdhënieve transatlantike.
Ndryshe, në grupin evropian, pjesë e të cilit është Bislimi, ka professorë universitetesh, gazetarë, anëtar të parlamentit, themelues e drejtues të institucioneve joprofitabile, kryetar komunash, zyrtarë qeverishë nga shumë shtete të Evropës si Spanja, Italia, Kroacia, Gjermania, Holanda, Britania, Serbia, Bosnja, Polonia, Ukraina, etj. /2L ONLINE/
