Biseduan për fuqizimin e bashkëpunimit dypalësh me theks në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Biseduan për fuqizimin e bashkëpunimit dypalësh me theks në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Në vazhdën e takimeve pritëse të ambasadorëve, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, sot ka pritur në takim, ambasadoren e Finlandës në Kosovë, znj. Pia Stjernvall.

Me këtë rast, ambasadorja Stjernvall, uroi ministrin Mehaj për detyrën si dhe shprehu vullnetin e saj dhe shtetit finlandez për fuqizimin e bashkëpunimit dypalësh me theks në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes duke vlerësuar lartë procesin e zhvillimit dhe avancimit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

Nga ana  e tij, ministri Mehaj shprehu mirënjohjen e lartë për Finlandën në mbështetjen e ofruar për të arriturat e deritashme të vendit dhe Ministrisë së Mbrojtjes. 

Gjithashtu, ministri Mehaj dhe ambasadorja Stjernvall u pajtuan për zgjerimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët të ministrive të mbrojtjes së dy vendeve.

KOMENTE