DYLON

Bisedojnë për specializimin e mjekëve të Luginës së Preshevës

Avatar photo Redaksia

Zëvendësministri i Shëndetësisë Izet Sadiku priti sot kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar për Luginë të Preshevës, z. Jonuz Musliu, me të cilin bisedoi për sfidat dhe problemet e mjekëve nga tri komunat e Luginës: Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Në këtë takim është biseduar për përfshirjen e një numri të mjekëve nga Lugina në specializime, të cilat për trojet do të lejohen nga Ministria e Shëndetësisë në konkursin që do të shpallet së shpejti.

EkoHigjiena

Musliu ka kërkuar që specializimet të cilat do të ndahen të jepen për mjekë që jetojnë dhe kontribuojnë në Luginë dhe të cilët, pas mbarimit të specializimit, do t’i kontribuojnë shëndetësisë së këtyre komunave, përkatësisht banorëve të tyre.

Zëvëndësministri Sadiku tha se MSh do t’i ketë parasysh sugjerimet e dhëna dhe mjekët që do të konkurrojnë për specializime nga Lugina do të trajtohen në mënyrë korrekte me qëllim, që ata si kuadro të specializuara, në të ardhmen t’i shërbejnë mbrojtjes dhe përparimit të shëndetit të banorëvë të Luginës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.