DYLON

Bisedojnë për projekte për të porsalindurit në nevojë

Bisedojnë për projekte për të porsalindurit në nevojë
Avatar photo Redaksia

Zëvëndësministri i Shëndetësisë Izet Sadiku priti sot në takim një delegacion të Universitetit të Dartmouth-it nga SHBA, të kryesuar nga dr. George Little, së bashku me një ekip të ekspertëve mjekësor për transport neonatal.

Në takim është biseduar për asistencën e ekipit amerikan në ngritjen e ekipeve të ngkashme të profesionistëve mjekësor në Kosovë, që do të trajnohen dhe aftësohet me ndihmën e tyre, në mënyrë që të jenë në gjendje të ofrojnë shërbime të transportit profesional të sapolindurve prej spitaleve të përgjithshme në Klinikën e Neonatologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

EkoHigjiena

Ekpi amerikan do të punojë me ekipin e transportit neonatal të QKUK-së, Gjilanit, Pejës e Gjakovës në trajnimin e stafit, zhvillimin e protokolleve dhe formave të pacientit si dhe trajnimin për mbledhjen e të dhënave.

Ky system i transportit neonatal pritet të aplikohet për herë të parë në rajon në Kosovë, me ndihmën e ekspertëve amerikanë të neonataologjisë, për çfarë Zëvendësministri Sadiku i falënderoi ata për asistenëcën e ofruar.

Ky system do të mundësojë qasje më të shpejtë dhe profsionale të sapolindurve në shërbime më të avansuara mjekësore, theksoi Zëvendësministri.

Në takim ishin edhe drejtoresha e Klinikës së Neonataologjisë (QKUK), dr. Mynavere Hoxha dhe udhëheqësja e “Action for Mothers and Children”, Mrika Aliu.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.