DYLON

Bisedojnë për ngritjen e shkathtësive profesionale të infermierëve kosovarë

Avatar photo Redaksia

Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani me bashkëpunëtorë priti sot në takim një delegacion të Odës Ekonomike Zvicër-Kosovë, të kryesuar nga z. Stefan Sarkany, të cilët po qëndrojnë në Kosovë për të përgatitur një projekt bashkëpunimi në fushën e aftësimit profesional të infermierëve kosovarë me Shkollën e Lartë të Shëndetësisë në Gjenevë të Zvicrës.

Ministri Rrahmani falënderoi autoritetet zvicerane për përkrahjen shëndetësisë kosovare dhe gjithashtu Odën Ekonomike Zvicër-Kosovë për gatishmërinë që të fillohet me projekte konkrete të bashkëpunimit për ngritjen e shkathtësive profesionale të kuadrit infermieror të Kosovës.

EkoHigjiena

Ai tha se përveç nevojave në fushën e përmirësimit të infrastrukturës shëndetësore, kuadri profesionist ka nevojë edhe për ngritjen e shkathtësive profesionale, ndërkohë që theksoi nevojën e përmirësimit të komunikimit të brendshëm, të personelit mjekësor me pacientët dhe ngritjen edhe të shkathtësive menaxheriale.

Z. Sarkany tha se delegacioni i Odës Ekonomike Zvicër-Kosovë gjatë ditës së djeshme ka qëndruar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku eksperti i angazhuar Andre Lamberlin ka biseduar me përfaqësuesit e niveleve të infermierisë si dhe janë vizituar disa klinika, për t’u para nga afër nevojat rreth projektit.

Pas vizitave që sot do të bëhen edhe në Spitalin e Ferizajt dhe qendra të tjera shëndetësore, do të bëhet një vlerësim real i nevojave konkrete për të filluar projektin e bashkëpunimit, që fokus ka zhvillimin e aftësive të infermierëve kosovarë në emergjencë; zhvillimin e aftësive profesionale në sektorin e menaxhimit të burimeve njerëzore dhe të menaxhimit të procedurave administrative.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.